Hyland në Tiranë, SHBA premton integrim në NATO
Drejtori për Europën në Departamentin e Shtetit,Xhason Hyland zhvilloi dje një takim me ministrin e Jashtëm, Lulzim Basha. Gjatë takimit u diskutua edhe situata në Kosovë.
TIRANE- Stabiliteti rajonal, zhvillimet në Kosovë, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, ishin temat kryesore që ministri i Jashtëm, Basha diskutoi me Xhason Hyland, drejtorin për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit. Basha së bashku me Hyland vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve tona dhe bashkëpunimin e ngushtë si në rrafshin dypalësh ashtu edhe në atë shumëpalësh. Zyrtari amerikan i cili shoqërohej gjatë kësaj vizite dhe nga ambasadori Uidhers, vlerësoi rolin dhe kontributin e vazhdueshëm të Shqipërisë për stabilitetin, paqen dhe prosperitetin në rajonin e Ballkanit. Ministri falenderoi SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme që i kanë dhënë vendit tonë për anëtarësimin në NATO. Më 2009-ën Shqipëria pritet të jetë anëtare e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe kjo falë mbështetjes së SHBA-së. Në vazhdim të takimit të tyre, Basha bëri një prezantim të reformave dhe zhvillimeve në Shqipëri dhe veçanërisht të ecurisë së reformës elektorale. Bashkëpunimi rajonal, zhvillimet në Kosovë, si dhe perspektiva euro-atlantike e vendeve të rajonit u diskutuan gjerësisht nga bashkëbiseduesit, të cilët theksuan se ndajnë qëndrime dhe vlerësime të njëjta. Me këtë rast, ministri Basha siguroi edhe një herë Hyland për vendosmërinë e palëkundur të Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare për të qenë një faktor stabiliteti, moderimi dhe paqeje në rajon e më gjerë.
(s.g/BalkanWeb)