E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër,plagosje me armë në qendër të qytetit, policia nis hetimet

Gazeta Shqip

Drejtoria e policise ShkoderNjë i ri është plagosur me armë zjarri në qendër të qytetit të Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur pranë bustit të Isa Boletinit, kur Gjergj Bunga ka qenë duke udhëtuar me një motoçikletë.

Paraprakisht mësohet se Bunga është qëlluar me armë nga një person ende i paidentifikuar nga policia, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja. I plagosuri është transportuar me urgjencë për në spitalin rajonal të Shkodrës ku ndodhet ende nën kujdes mjekësor.

Ndërkaq, policia e ka shpallur në kërkim dhe po heton për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes.

25 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Shkodër,plagosje me armë në qendër të qytetit, policia nis hetimet burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›