Shkodra, KQZ-ja numëron sot dy ZAZ-të e fundit. Asnjë ndryshim rezultati
Tiranë- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh sërish sot për të vijuar me rinumërimin e kutive të qarkut të Shkodrës.
Teksa pritet që sot të përfundojë ky rinumërim i 417 kutive gjithsej të këtij qarku. Të mërkurën përfundoi ZAZ-ja numër 6, ndërsa sot janë edhe dy ZAZ-të e fundit, nr.7 dhe 8.
Nga rinumërimi i deritanishëm nuk janë konstatuar parregullsi që mund të kenë ndikim në rezultat. KQZ vendosi për rinumërim në Shkodër, pas pranimit të ankesës së PR-së që kërkonte pavlefshmëri, duke pretenduar se i është marrë një mandat.
Ndërsa PS-ja e ankimoi këtë vendimmarrje në Kolegjin Zgjedhor, i cili pritet ta shqyrtojë ‘çështjen me themel’ ditën e premte, pas shtyrjes që u bë dje.