E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tepelenë, dhunohen dhe grabiten 2 vëllezër të moshuar, arrestohet 1 prej autorëve

TEPELENË- Dy vëllezër të moshuar nga Tepelena janë dhunuar dhe grabitur në të gdhirë së ditës së enjte, rreth orës 3:00 në banesën e tyre në Komunën Luftinj.

Burime nga policia bëjnë me dije se 3 persona janë futur në banesën e vëllezërve Sali dhe Hyda Haxhaj) të dy mbi 75-vjec dhe duke përfituar dhe mosha e tyre i kanë dhunuar dhe kanë mundur të largohen me një shumë parash, e vetmja pasuri që ata kishin.

Të moshuarit janë dërguar në spital ku mësohet se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që ka arrestuar njërin prej 3 autorëve, emri i të cili nuk bëhet me dije për arsye hetimore.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›