E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, kthehen 110 emigrantët e parë. Fat të njëjtë ata që kërkojnë azil

kosove-emigrantetPrishtinë- Të enjten në mëngjes, është kthyer në Prishtinë kontingjenti i parë prej 110 migrantëve të Kosovës nga Hungaria, raporton agjensia e lajmeve REL.

Ata janë kthyer nga një kamp për refugjatë në Hungari në Aeroportin e Prishtinës, ku janë pritur nga ministri i Punve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Lorent Balla.

Ministri Bajram Rexhepi ka përfituar nga rasti  tu kujtojë të gjithë kosovarëve që kërkojnë azil në vende të Evropës do ta kenë fatin e njëjtë si 110 personat e kthyer sipas tij, duke inkurajuar kështu kosovarët për të mos marrë rrugën e migrimit.

Sipas njoftimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në Hungari kanë qenë 500 migrantë, që nënkupton se pritet kthimi i organizuar edhe i personave të tjerë. Rritja e numrit të refugjatëve kosovarë muajve të fundit është shtuar edhe në Austri, Francë e vende të tjera.

Përfaqësuesit e këtyre shteteve u kanë bërë thirrje qytetarëve të Kosoëvs që të mos e marrin rrugën e migrimit, duke i porositur ata se nuk do të fitojnët ë drejtën e azilit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›