E Diel, 1 Nëntor 2026

Cmimi i energjise nuk ndryshon

Enti Rregullator vendosi te mos e rrise cmimin e energjise elektrike per konsumatoret.Kryetari i ERE-s Bujar Nepravishta njoftoi si per familjaret buxhetoret apo dhe bizneset cmimet e energjise elektrike edhe gjate vitit te ardhshem do te jene njesoj me ato te ketij viti. UPDATE

Cmimet e energjise 2011 do te jene te njejta me cmimet e energjise 2010 bile me nje ulje te tarifes te energjise ne oret e pikut nga rreth 30 perqind ne 5 perqind. Te mos heqim blloqet 300 kw /orw me 7.7 dhe mbi 300 me 13.5 u shpreh Nepravishta.

Konsumatori i mbrojtja nga rritja e cmimit te energjise elektrike sepse ERE vendosi te ule cmimin me te cilin KESH shet energji per CEZ-in. Sipas Entit KESH-i kompania publike e cila aktualisht ia shet energjine CEZ-it me 2.03 leke per kilovat ore vitin tjeter do e shese ate me vetem 1.48 leke. Kjo rritje e cmimit per KESH kompani e cila zoterohet nga publiku shkon si rritje fitimi per CEZ.

Vendimin e ERE e favorizon situata aktuale hidrike. Te dhenat zyrtare tregojne se per kete vit prodhimi vendas i energjise pritet te arrije rekordin historik te pashenuar ndonjehere me pare prej 7.3 miliarde kilovat ore nga te cilat 2.8 miliarde jane shitur jashte si eksporte. KESH pritet te arketoj ne ne total nga eksportet per kete vit mbi 120 milione euro.

Nga vendimi i fundit te Entit Rregullator edhe pse cmimi i energjise per ksomutatoret nuk u rrit serisht i humbur mbete publiku pasi te ardhurat ne buxhetin e perbashket nga KESH do te jene me te ulat nderkoheqe CEZ arrin te siguroj serisht nje fitimi te paracaktuar edhe pse nuk iu miratua kerkesa per rritjen e cmimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›