E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtohet Pato, mungon ndaj Xhenovas

Lajmi bëhet i ditur nga klubi kuqezi. Përveç 20-vjeçarit, trajneri Leonardo duhet të bëjë në sfidën e “San Siros” edhe pa Sedorfin, edhe ai i dëmtuar. Prandaj, me shumë mundësi, mesfusha do të përbëhet nga Pirlo, Ronaldinjo e Bekam, të cilët do të mbështesin Borielon.Mesfushori anglez shënoi golin e parë dhe të vetëm me fanellën kuqezi sezonin e kaluar pikërisht kundër Xhenovas. Ndërkohë që në mbrojtje, Abate dhe Antonini do ta nisin si titullarë në krahë, kurse Tiago Silva dhe Nesta në qendër.                                                                                              

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›