E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodra kryeqyteti i bicikletave

SHKODRAQyteti i bicikletave. Shkodra ende vijon ta ruaje kete emer. Ndonese 22 shtatori dita nderkombetare pa makina ne rrethe te ndryshme te Shqiperise nuk eshte respektuar shume ne Shkoder ka ndodhur krejt e kunderta madje nje gje e tille ndodh pothuajse ne cdo dite te vitit.

Shkodranet shprehen se per te kryer nevojat e perditshme ata preferojne te perdorin bicikletat edhe ne rastet kur kane nje makine ne shtepi pasi sipas tyre me biciklete leviz me lehtesisht por edhe kursen kohe. Sot kryeqendra e veriut e ruan traditen duke numeruar mbi 35 mije bicikleta e madje ka edhe nga ato familje qe disponojne nga 2 te tilla. Nje nga specialistet e bicikletave ne Shkoder Ruzhdi Muriqi ish trajner per 30 vite me ekipin kombetar te ciklizmit thote se e ushtron kete profesion tashme prej 50 vitesh. Ai ka nje dyqan ne hyrje te qytetit e cdo dite pret kliente te ndryshem qe vijne per te riparuar bicikletat kryesisht te rinjte. Bicikleta ky mjet levizes eshte i dashur per shkodranet por edhe mjaft i leverdishem. Historia e perdorimit te saj daton qe ne vitin 1907 nga nje i huaji i cili injektoi tek shkodranet manine per te levizur me kete mjet. Ish-konsulli suedez ne ate kohe ne vend te makines zgjodhi per te vizituar Shkodren pikerisht me biciklete. Per shkodranet bicikleta eshte pazevendesueshme dhe duket se do te mbetet e tille edhe per shume kohe.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›