E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet rrjeti qe trafikonte ilacet e QSUT

Farmaci

Zbardhet skema e vjedhjes se ilaceve nga spitalet shteterore per tu shitur ne tregun privat te farmacive. Policia e Tiranes ka arrestuar 3 punonjes te shendetesise pjesetare te rrjetit te organizuar qe mendohet se ka permasa me te medha deri ne spitalet private ne vend. Nikoll dhe Jetmira Koleci e Andonaq Zili jane vene ne pranga per vjedhje te mbi 50 lloje medikamentesh me vlere disa milione leke. Zanafilla e skemes se vjedhjes ishte te farmacistja e Spitalit Onkologjik Jetmira Koleci e cila vidhte medikamentet e te semureve e ne bashkepunim me bashkeshortin e persona te tjere i conte ato ne farmacite jashte spitalit. Por personat e implikuar ne kete skeme dyshohet te jene te shumte dhe per kete arsye drejtoria e Spitalit ka nisur nje verifikim te te dhenave te medikamenteve per perdorim te brendshem. Ndersa urdhri i mjekut ka akuzuar pikerisht drejtuesit e spitaleve si menaxhues te dobet te sistemit per shkak te emerimeve te tyre politike. Kapja e ketij rrjeti trafikantesh ilacesh u be pas vendosjes se pulles per perdorim te brendshem spitalor mbi ilace.Hetimi per trafikun e medikamenteve pritet te vijoje pasi ende nuk eshte e qarte se cili ishte destinacioni perfundimtar i tyre pasi ndalimi i automjeteve qe i transportonin eshte bere gjate rruges. Madje te paqarta jane edhe shifrat. Qendra e kontrollit te barnave flet per nje dem 3 milione leke ndersa policia ne njoftimin e saj flet per 60 mije euro. Shiko kroniken video

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›