E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liste e gjate kushtezimesh

Analistet politike ne Kosove e Serbi pajtohen per rendesine qe Prishtina e Beogradi sa me pare te ulen ne tryezen e bisedimeve per t146i zgjedhur problemet qe kane ndermjet vete. Ata thone se bisedimet do te karakterizohen nga nje varg kushtesh te cilat Bashkimi Evropian do t146ua ve paleve mirepo ekzistojne mendime kontradiktore lidhur me ate se a do te jete njohja e Kosoves nga Serbia nje nga ato kushte. Nga Express me 09 dhjetor 2010 ne ora 1821

Njohesit e zhvillimeve politike ne Prishtine e Beograd paralajmerojne nje rruge te gjate kushtezimesh te cilat Bashkimi Evropian do t146ua ve Kosoves e Serbise gjate bisedimeve te ardhshme ndermjet tyre.

Celesi kryesor per nisjen e ketyre bisedimeve sipas tyre do te jete koordinimi i agjendave shteterore te te dyja paleve me agjenden evropiane te integrimeve.

Perfaqesuesi i Grupit Nderkombetar te Krizave ne Prishtine Naim Rashiti thote se Bashkimi Evropian po deshton ta konsolidoje politiken evropiane te Ballkanit dhe se rrjedhimisht perspektiva evropiane sikurse per Kosoven ashtu dhe shtetin serb duket ende e larget. Permes bisedimeve thote Rashiti do te synohet te qartesohet kjo problematike.

147Do te kemi nje proces ku pas cdo hapi dhe per cdo hap drejt integrimit evropian do te kete kushtezime per te dy palet te cilat ne vecanti lidhen me nje fqinjesi te mire148 thote Rashiti.

Lehtesimi i dialogut nga Bashkimi Evropian parashihet ne nje rezolute te miratuar ne shtator te ketij viti ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara. Te gjitha detajet e tjera lidhur me bisedimet ndermjet Prishtines e Beogradit nuk jane saktesuar ende.

Te dyja palet thuhet se duhet t146i tejkalojne pjeserisht 147vijat e tyre te kuqe148 per te arritur te nje kompromis eventual qe do t146ua mundesonte ne periudhen afatgjate integrimin ne BE. Rashiti e quan te pashmangshme njohjen e Kosoves nga Serbia.

147Serbia do te duhet ta njohe Kosoven jo per shkak se deshiron ose per shkak te Kosoves por per shkak te agjendes se integrimeve evropiane. Dihet qarte se Serbia nuk do te hyje ne BE pa e njohur Kosoven148 vlereson Rashiti.

Nderkohe analistet serbe thone se Prishtina e Beogradi po e mbajne njera-tjetren peng te integrimit ne Bashkimin Evropian derisa nuk nisin bisedimet ndermjet vete. Vladimir Todoriq nga Qendra per Politika te Reja ne Beograd thote se Brukseli zyrtar nuk po luan 147lojen e barabarte te karotave148 per Kosoven e Serbine dhe se aktualisht po favorizohet shteti serb.

Megjithate Todoriq shprehu bindjen se do te jete i mundshem anetaresimi i Kosoves ne BE pa njohjen formale nga Serbia. Nje model eventual sipas tij mund te jete marreveshja gjermane 147Grundlagenvertrag148 nenshkrimi i se ciles me 1972 u hapi rrugen te dy Gjermanive te aplikonin se bashku per anetaresim ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara.

147Kosova do te ishte ne gjendje te anetaresohej ne institucione nderkombetare dhe te nenshkruaje marreveshje me BE-ne pa u njohur formalisht nga Serbia. Kjo marreveshje de fakto eshte e mundshme me nje ndryshim te vogel - josubstancial te Planit Ahtisari148 shprehet Todoriq per te shtuar se kompromisi final do te ngerthente ne vete nje varg koncesionesh territoriale per te dy palet - gje per te cilen sipas tij nuk eksiton ndonje vullnet politik as ne Kosove e as ne Serbi.

Analizimi i mundesive per kompromise megjithate duket se nuk mund te nise para perfundimit te zgjedhjeve te jashtezakonshme parlamentare ne Kosove.

Procesi i ardhshem elektoral ne Serbi sipas Todoroviqit mund te ndikoje po ashtu ne proces. Ai thote se politika serbe nuk eshte e interesuar qe pa i zgjidhur ceshtjet kryesore me Kosoven te hyje ne procesin zgjedhor qe pritet te mbahet ne fund te vitit te ardhshem apo ne fillim te vitit 2012.

147Supozoj se Qeveria ne Serbi apo koalicioni qeverises nuk do te deshiroje ta kete kete ceshtje si teme paraelektorale148 thekson Todoroviq. /rel/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›