Shkodra nënshkruan me Sint-Niklaas
Skuadra belge Sint-Niklaas ka transferuar mesfushorin e talentuar Sdonjet Shkodra. Ky i fundit ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubit nga liga e dytë belge, me mundësi vazhdimi edhe për dy vite tjera.
“Sint-Niklaas tash ka hyrë në ligën e dytë. Kam pasur edhe oferta tjera, por ky ekip ka buxhet të mirë dhe janë duke ndërtuar një stadium të ri. Synimi i klubit është që menjëherë të hyjë në elitën e futbollit belg”, ka thënë Shkodra për Express.
Shkodra tregon se ka qenë afër transferimit te klubi nga elita e futbollit belg KV Kortrik, por fraktura në krah dhe lëndimi i preponave ia kanë pamundësuar një gjë të tillë.
Mesfushori 22 vjeçar, i cili së fundi ka luajtur për ekipi nga liga e tretë belge SC Wielsbeke, me klubin e ri synon të luajë rregullsitë dhe të luftojë për kreun e tabelës.
“Udhëheqësit e Sint-Niklaas me kanë premtuar se do luaj standard. Synimi ynë është që sa më shpjet të ngjitemi në ligën e parë, por do ta shohim se si do na shkojë në sezonin e ri”, ka përfunduar Shkodra.