E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazhoranca: Raporti i BB-së, vlerëson stabilitetin politik dhe efektivitetin e qeverisjes

Partia Demokratike përshëndeti dje raportin e Bankës Botërore, mbi Indikatorët Botëror të Qeverisjes, i cili është tregues i qeverisjes së mirë në drejtim të zhvillimit dhe shërben si monitorues për performancën e qeverisjes. Sipas zëdhënësit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, indikatorët e qeverisjes së mirë të cilët maten në këtë raport përfshijnë lirinë e fjalës, stabilititetin politik, efektivitetin e Qeverisjes, cilësitë rregullatore, shtetin ligjor, dhe kontrollin e korrupsionit. “Ky raport i Bankës Botërore tregon se qeverisja në Shqipëri ka patur rritje në secilin prej indikatorëve dhe është duke bërë progres të rëndësishëm sidomos në kontrollin e korrupsionit dhe në efektivitetin e Qeverisjes. Po të krahasohen vlerat e indikatorëve mes viteve, vihet re qartë ecuria pozitive e rritjes se tyre nga viti në vit dhe sidomos në krahasim me qeverisjen e mëparshme”, theksoi Bogdani. Ai theksoi gjithashtu se vlerësohet se ky është një tregues i qartë i punës së Qeverisë dhe arritjeve të saj në përmbushjen e një sërë objektivash, duke përfshirë këtu edhe prioritetet si lufta ndaj korrupsionit, vendosja e shtetit ligjor dhe rritja e efikasitetit të qeverisë.
Sipas raportit të Bankës Botërore tregon se qeverisja në Shqipëri ka pasur rritje në secilin prej indikatorëve dhe është duke bërë progres të rëndësishëm sidomos në Kontrollin e Korrupsionit dhe në Efektivitetin e Qeverisjes.
PS: Raporti i BB-së tërheq vëmendjen për forcimin e shtetit të së drejtës/Sekretari Organizativ në PS, Blendi Klosi reagoi dje ndaj raporteve monitoruese të ndërkombëtareve për Shqipërinë, të cilat sipas tij, “tërheqin vëmendjen për hapat e mangët në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe forcimin e shtetit të së drejtës”. Duke marrë shkas nga raporti i fundit i Bankës Botërore, PS, shpreh shqetësimin se qeveria aktuale në vend që të përqendrohet në realizimin e reformave konkrete në këto fusha, përdor demagogjinë për të mbuluar këtë hendek të identifikuar në raportet e institucioneve ndërkombëtare. Në raportin e BB-së “vlerësimin më të dobët Shqipëria e ka në drejtim të shtetit të së drejtës dhe në drejtim të kontrollit të korrupsionit, të dyja këto elemente nën përgjegjësinë direkte të ekzekutivit”, tha sekretari Klosi. Sipas tik këto të dhëna shqetëesues rrezikojnë bashkëpunimin e metejshëm mes pozitës dhe opozitës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›