Epistemologjia e shkodimeve dhe kodet e reja te fillimit te shekullit te ri
Para se te krijohet nje kod sistem i ri ide e re projekt i ri politiko-ekonomik duhet qe te kete edhe epistemologjine e tij teorine e tij te dijes nivelin e dijes mbi te cilat ndertohet kjo teori dhe te shkodohen kodet e vjetra. Teorite zbatohen ne fushat e shkencave ekzakte dhe ne ate humane ku ben pjese edhe politika dhe diplomacia. Teoria ose epistemologjia politike ka arritur majat me te larta pasi behet nga individe te specializuar dhe me shume nivel dhe percaktojne te ardhmen politike te nje kombi rajoni dhe te te gjithe botes. I gjithe zhvillimi boterore bazohet ne projekte te mirestudiuara politike dhe strategjike nga specialiste te fushave perkatese. Keto projekte ndryshojne sipas situatave ndryshimeve sociale-politike ekologjike dhe psiko-sociale. Keto projekte ndikojne tek financat ekonomia dhe diplomacia e cila eshte mjet komunikimi per bashkepunim dhe zhvillim qe ne fillimin e krijimit te perandorive dhe shteteve. Publikimet e Wikileaks treguan se edhe vende prestigjioze sic jane SHBA-te kane debat per fushat te caktuara sic eshte edhe diplomacia. Sic duket kesaj radhe i ka ardhur radha diplomacise amerikane per ndryshime cilesore dhe strategjike te cilat do te ndikojne ne rregullin boterore.
Shekulli i 21-te do te jete shekulli i zhvillimeve te niveleve te larta mendore sociale psikologjike kibernetike dixhitale shekulli i ndryshimit te Paradigmes Epistemologjike politiko-sociale ne Evropen perendimore. Para disa vitesh Epistemologu francez Gilbet Durand kundershtoi pikerisht ne vitet 60-te Pol Sartrin per ceshtjet teorike ne shkencat humane. Durand qe ne vitet 60 kerkon Rimendimin e paradigmes epistemologjike dhe shkencave humane ne Europen perendimore. Paradigma do te thote koncept baze dhe epistemologji dije shkence teoria e dijes. Krahas ndryshimit te paradigmes epistemologjike ka patur teori dhe per ndryshimin e paradigmes se mendjes dhe te menduarit. Kjo teori e Eko-mendjes eshte hedhur e nga Gregory Bateson ne vitet 80 qe krahas teorive te tjera politike gjeostrategjike ekonomike dhe sociale do te sillnin dhe vazhdojne te sjellin nje menyre te re te te menduarit berit politike ekonomi dhe diplomaci dhe jetes ne pergjithesi.
Shekulli i 20-te pati shume zhvillime pozitive por gjate shekullit e 20-te pati gjithashtu edhe zhvillime negative per njerezimin ne te gjitha fushat e zhvillimit te jetes.
Shekulli i 21-te krahas ndryshimeve mendore politike ekonomike dhe sociale do te shoqerohet edhe me shume ndryshime ambientale natyrore ndryshime te tipit ekologjik dhe urban dhe te menduarit. Te gjitha keto ndryshime esenciale njerezore dhe ambientale kerkojne projektimin e politikave te reja ne te gjitha fushat e zhvillimit njerezore ne te gjithe boten. Krahas ndryshimeve ne te gjitha fushat e zhvillimit dhe te berit politike edhe diplomacia merr nje kuptim tjeter. Natyrisht ndryshimet ne Paradigmen diplomatike koncepti baze i diplomacise kane edhe ato rendesine e vet. Sic duket diplomacia boterore dhe ajo amerikane ishin lodhur kompromentuar e plakur ashtu sic ishin plakur dhe denigruar edhe financat boterore te cilat kerkonin nje ridimensionim rimendim dhe projekte te reja per organizimin e tyre nje epistemologji te re. Ishin pikerisht publikimet e Wikileaks dhe te nje Hakersi Asanxh qe ndoshta krahas ndikimeve negative per sigurine boterore diplomacine boterore dhe vete Ameriken do te ndikojne njekohesisht pozitivisht per zhvillimin e nje menyre tjeter te te berit diplomaci dhe do te forcoje pozitat e vendit me te fuqishem ne historine e njerezimit SHBA-ve. Pozita gjeo-strategjike historia ekonomia e ketij vendi kultura amerikane e te menduarit jane vendimtare per ruajtjen e balancave boterore. Ndikimi amerikan i fuqishem per ceshtje te caktuara boterore dhe kryesisht ceshtjen shqiptare ishte dhe eshte jetik i pa imagjinueshem. Ndihma amerikane ne planin gjeo-strategjik per neve nuk llogaritet me para ajo eshte historike dhe ekzistenciale arketipa per kombin dhe ceshtjen shqiptare. Kete e kane kuptuar te gjithe e kam fjale te gjitha nivelet bile edhe ato qe nuk ja duan te miren Shqiperise Kosoves ceshtjes sone gati mitike qe do te ndikoje ne stabilitetin e rajonit tone pas nje krize politike ekonomike psikologjike e sociale disavjecare ballkanike.
Shekujt e meparshem dhe kryesisht ai i 19-te dhe fundi i 20-s shenuan per njerezimin perfundimin e nje etape shume te rendesishme sa zhvilluese po edhe regresive. Keto dy shekuj dhe shekujt e meparshem paten edhe zhvillime negative krahas atyre pozitive. Luftera skamje spiunazh korrupsion krijimi i teorive te reja zhvillime industriale terrin e kishes me Giordano Brunon Revolucionin Industrial Revolucionin Francez bume ekonomike lindjen e universiteteve Ajshtajnin Darvinin Frojdin Leninin Hitlerin Stalinin Cercillin etj revolucione dhe evolucione te tipit shoqeror politik ekonomik dhe mendor e kulturor loje diplomatike me te gjitha menyrat dhe format.
Fillimi i shekullit te 21-te kerkon nje Epistemologji dhe Paradigme te re zhvilluese. Kete paradigme te re zhvilluese mund ta materializoje dhe zbatoje vetem nje prej superfuqive te botes sic jane SHBA me aleatet dhe partneret e saj e qe kerkon nje epistemologji teori te caktuar. Lexova deklaraten e znj. Klinton mbas publikimeve te Wikileaks. Ajo krahas kritikave te SHBA-ve per ngjarjen mediatike deklaroi se diplomacia amerikane po funksionon shume mire edhe pas publikimeve. Sic duket ndryshimet paradigmatike kete here do te ndodhin ne fushen e diplomacise. Diplomacia amerikane gjate historise se ketij vendi ka patur korifenjte e saj por nje vend te shquar ka patur edhe ish-Sekretarja e Shtetit Kondoleza Raiz dhe mendoj se diplomacia amerikane do te sofistikohet rimendohet ridimensinohet dhe cohet perpara nga demokratet me znj. Hillari Klinton. Ne planin e politikes se jashtme te SHBA-ve ka ndryshime te vogla ndermjet republikaneve dhe demokrateve. Ajo eshte pothuajse e pandryshuar dhe ka te beje me stabilitetin e brendshem dhe ate te jashtem ruajtjen e balancave boterore dhe rolit te SHBA-ve ne politiken boterore. Nese shkodimi boteror filloi me 11 Shtatorin Artin e Dan Brown me Kodin e Da Vincit qe u pasua me shkodimet financiare kriza financiare boterore shkodimi i fushes diplomatike sipas mendimit tim ishte mbase i nevojshem per te krijuar nje kod te ri boteror diplomatik dhe diplomaci te re. Diplomaci do te thote mesazh dhe publikimet e Wikileaks nuk jane vetem nje tentative e nje faqe interneti per te fituar ne tregun mediatik ose bere lojen e nje qarku amerikan ose boteror por gjithashtu publikojne gabimet e diplomacise amerikane dhe do te krijojne shansin per mesazhe te reja qe do te ndikojne shume per shekullin e ri per forcimin e pozites te vendit me te fuqishem te globit SHBA dhe krijimin e nje rendi te ri boteror qe do ndikoje per zhvillim ne te gjitha planet dhe stabilitetin boterore. Amerika ka potenciale ekonomike teknologjike studime bashkekohore sociale dhe eshte e pathyeshme fale zhvillimeve teknologjike dhe mendore te cilat sjellin edhe debat dhe zhvillim ne fusha te ndryshme qe filluan me sigurine financat dhe se fundi me diplomacine dhe bashkepunimit me aleatet dhe partneret e saj historike dhe te rinj.
Te vjen te qeshesh kur disa sharlatane te mediave tek neve qe debatin e kane vetem per mbijetese ose punojne per qarqe antishqiptare qe jane edhe keto pjese e lojes vene ne dyshim mbeshtetjen per ceshtjet shqiptare jetike tonat te SHBA-ve. Nese nuk do te ekzistonte SHBA dhe Gjermania se bashku me shume vende te BE-se ne dhe Kosova do te ishim eliminuar si kulture si popull dhe identitet. Tek Wikileaks dalin qarte vendet te cilat e kane mbeshtetur ceshtjen tone si komb dhe ardhmeri.
Pas ketyre publikimeve mesazhi per politiken tone eshte mjaft i qarte. Klasa jone politike duhet te ndryshoje mentalitetin e te berit politike politikat e brendshme dhe ato te jashtme ne funksion te ketyre zhvillimeve te reja boterore. Klasa jone politike duhet te ndryshoje teknologjine e te berit politike. Debati pas publikimeve te Wikileaks tregon nivelin e ulet te te kuptuarit te shume politikaneve dhe qarqeve politike e mediatike ne Shqiperi te cilet kerkojne ti perdorin publikimet politikisht dhe mendojne se bota fle. Bota ka nje Big Brodher te madh qe na vezhgon te gjitheve dhe i jep rendesi edhe publikut njerezimit. Debati shtrohet nese duhet te ekzistoje ky sy i madh. Publikimet treguan se shumica e mediave dhe politikaneve nuk kane nivel te perballojne zhvillimet bashkekohore. Nje dicka eshte e qarte qe publikimet treguan edhe njehere qe SHBA duhet te rindertoje nje politike te re me vendet aleate dhe partnere. Per neve publikimet treguan gjithashtu qarte mbeshtetjen per qeverine aktuale dhe kryeministrin Berisha qe kane ditur shume mire sidomos kohet e fundit ti japin rendesi politikes se vendit me te fuqishem te globit SHBA-ve dhe te bashkepunojne shkelqyer me vende te tilla sic eshte Gjermania e pathyeshme per ceshtjen tone dhe te ardhmen e stabilitetit ne Shqiperi Kosove dhe mbi te gjitha ne rajon.
Kodet e reja diplomatike
Pas publikimeve diplomacia e re boterore do te ndertoje kode te reja te cilat do ti sherbejne me mire kesaj fushe ne shekullin e ri. Ne te vertete diplomacia e vjeter pati shume arritje por ajo sipas publikimeve ne realitet pati edhe boshlleqe dhe paqartesi duke u ndikuar nga zhvillimet here-here te paqarta te shekullit 20.
Krijimi i nje kodi te ri diplomatik do te sjelle edhe dhenien e nje mesazhi te ri i cili do te perballoje edhe ndryshimet ne fusha te caktuara te cilat jane te pranishme kete shekull.
Krijimi i nje kodi te ri per SHBA-te do te percaktoje qarte aleatet dhe partneret miqte dhe kundershtaret.
Publikimet e obligojne qeverine aktuale qe te ndryshoje shume ne stafet diplomatike te cilat duhet te ndertojne nje strategji te re. Ne me te vertete nuk kemi ndonje peshe te madhe ne lojen diplomatike boterore por ne planin rajonal diplomacia jone duhet te marre nje rol te ri. P.sh. diplomacia kulturore do te ndikonte ne ruajtjen dhe dergimin mesazheve pozitive per vendin tone ne per bote dhe rajon qe do te ndikoje ne stabilitetin tone dhe ne ruajtjen e gjuhes kultures dhe zhvillimeve tona ne te gjitha fushat e zhvillimit. Publikimi i sulmeve serbe ne Biblioteken Kombetare eshte shume domethenes. Loja nuk zhvillohet vetem ne ekonomie politike por aktualisht ajo synon kulturen tone shume te vjeter. Prandaj diplomacia jone duhet te krijoje stafe te reja dhe kod te ri te te punuarit menduarit dhe te berit diplomaci. Natyrisht institucionet inteligjente dhe te sigurise kombetare kane nje rol te madh ne planin e politikes se brendshme. Shekulli i 21-te eshte nje shekull qe kerkon totalisht ide dhe politika te reja dhe kode po te reja komunikimi. Shekulli i 21-te eshte shekulli i ndryshimit ne pergjithesi ne forme cilesore dhe sasiore i paradigmes boterore asaj politike financiare diplomatike dhe mbi te gjitha psiko-sociale i krijimit te kodeve dhe rendit te ri boteror nepermjet nje epistemologjie teorie te re.