E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria perpjekje titanike per te ndihmuar Edi Rama ska as moral dhe as humanizem

07-12-2010 / Gazeta 55

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka deklaruar se situata ne Shkoder ishte e papritur pasi prurjet ne Kaskaden e Drinit kane qene 7 here me te larta se nje vit me pare.
E pranishme ne Shkoder per te inspektuar nga zonat e permbytura Topalli tha se jane 14 ha toke te permbytura ndersa deri ne mbremje jane 13 persona te evakuuar 4610 shtepi te rrethuara nga uji dhe afro 2500 shtepi te mbuluara nga uji. Ndersa solli ne vemendje se shirat nuk jane nderprere prej dy muajsh dhe kjo solli kete situate. Por kryeparlamentarja tha se po punohet shume per ti ardhur ne ndihme atyre me ane te forcave te policise ushtrise shtabeve te emergjences.
Po bejme perpjekje titanike qe po behen me ane te policise ushtrise dhe shtabet e emergjences per ti ardhur ne ndihme banoreve tha Topalli.
Ndersa ka falenderuar gjithe qytetaret e Shqiperise per kontributin qe kane dhene ne numrat e llogarise te hapura nga Bashkia e Shkodres ne ndihme te banoreve te zonave te izoluara. Ajo nenvizoi se e rendesishme eshte qe nuk kemi humbje jetesh madje eshte bere kujdes qe mos kete edhe humbje edhe gjese se gjalle.
Lidhur me deklaratat e kreut te opozites tha se ai ska moral dhe humanizem ndersa gjen kurajen per te kerkuar hapje te kutive. Topalli tha se Rama duhej te kishte votuar buxhetin e shtetit 2011 pasi ai buxhet ka shume investime edhe per zonen e Shkodres.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›