E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkoi Ranieri, erdh Montella

Nga Express më 21 shkurt 2011 në ora 18:48

Roma ka emëruar ish sulmuesin Vincenzo Montella për trajner të ri të ekipit deri në fund të sezonit, pas dorëheqjes së Claudio Ranierit, i cili u largua të dielën pas humbjes 4-3 në Genoa, kur Giallorossët ishin në epërsi prej tri golave.

Klubi romak tani ka angazhuar Montellan për pjesën e mbetur të sezonit para se të gjejë një pasardhës afatgjatë të Ranierit. Montella kaloi një dekadë si futbollist i Romës para se të pensionohet nga futbolli profesionist më 2009.

36 vjeçari ka qenë i angazhuar me ekipin e të rinjve nga Stadio Olimpico dhe do të prezantohet para medieve të martën. Emërimi i Montellas në baza të përkohshme ka shtuar spekulimet se Roma synon të kthejë Carlo Ancelottin në klub.

Ancelotti kaloi 10 vite të karrierës së tij si futbollist me Romën dhe aktualisht është nën presion të madh në postin e menaxherit të kampionit të Premierligës, Chelsea. Sipas njoftimeve, Roma mund t’i ofrojë Ancelottit mundësinë e rikthimit në Serie A në fund të këtij sezoni, pas dy viteve të angazhimit të tij në futbollin anglez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›