E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bundesliga fitojne Borussia Leverkusen. France Lille humbet

Borussia Dortmund ka ruajtur diferencën prej 10 pikësh në krye të renditjes së kampionatit gjerman, pasi ka mundur 2-0 ST.Pauli. Tjetër fitore e rëndësishme për skuadrën e drejtuar nga Jurgen Klop, e cila vazhdon të dominojë Bundesligën. Barrios do të kalonte vendasit në avantazh, ndërsa fitorja e Borusias së Dortmundit do të vulosej më autogolin e Gunesch.

Ruan ritmin edhe Bajer Leverkusen që ka mundur 4-2 Shtutgartin. Një ndeshje e vështirë për skuadrën e “Aspirinave” që gjithsesi ka arritur të marrë tri pikë të rendësishme për të ruajtur vendin e dytë në renditje.

Konsolidon veten në vendin e tretë të kampionatit gjerman Bajerni i Mynihut, i cili në ndeshjen e tij ka mundur 1-3 Mainz. Golat e Schweinsteiger, Muller dhe Gomez i kanë dhuruar skuadrës bavareze një fitore të rëndësishme në prag të sfidës me Interin në Ligën e Kampioneve.

Në kampionatin francez, kryesuesit e Lille kanë hedhur një hap fals duke u mundur 1-0 në fushën e Montpellier. Pas kësaj humbjeje, skuadra e drejtuar nga Rudi Garcia ka vënë në rrezik vendin e parë, pasi ndjekësit më të afërt të Rennes kanë fituar 1-2 në fushën e Touluse, për të ngushtuar në dy pikë diferëncën në krye të renditjes.

Në Belgjikë, Anderlecht ka humbur vendin e parë të renditjes, pasi është mundur 2-0 në fushën e Ëesterlo. Përfiton Gent që ka marrë kryesimin pas fitores së pastër 4-1 kundër Standartit të Liezhit.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›