E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkolla “Edith Durham” gati për vitin e ri shkollor, hapësira të reja dhe kushte moderne

TIRANË, 31 gusht/ATSH/ Shkolla “Edith Durham” në kryeqytet është gati të hapë dyert në shtator me hapësira të reja dhe moderne për nxënësit dhe mësuesit.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ndau sot pamje nga ambientet e rikonstruktuara të shkollës 9-vjeçare.

“Nga ky shtator, nxënësit do ta zhvillojnë mësimin në ambientet e shkollës së tyre, duke i dhënë fund një zgjidhjeje të shumëpritur për familjet e komunitetit dhe duke nisur një kapitull të ri për këtë shkollë”, tha Kumbaro.

Shkolla ka tashmë klasa, laboratorë, ambiente sportive dhe kushte më të mira për mësim e aktivitete pas shkolle.

Nga një godinë me dy kate, shkolla e re është me katër kate, njëri prej të cilëve nëntokë dhe shërben për të mbajtur bazën materiale, pa ngushtuar hapësirat për fëmijët.

Tre katet e tjera të godinës janë të aksesueshme përmes ashensorit, duke lehtësuar edhe lëvizjen për fëmijët me aftësi të veçanta.

Një tjetër hapësirë e rëndësishme e shkollës së re është edhe palestra, e cila mund të përdoret edhe nga banorët e Njësisë 5.

Shkolla “Edith Durham” - Foto: Ministria e Arsimit 1 nga 7

/k.s/a.f/r.e/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›