E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkolla “Ismail Qemali” në Shkodër në proces transformimi, kushte moderne për rreth 900 nxënës

TIRANË, 22 gusht /ATSH/ Shkolla 9-vjeçare “Ismail Qemali” në Shkodër po i nënshtrohet një transformimi të plotë, me synim krijimin e ambienteve moderne dhe të sigurta për nxënësit.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga kantieri i punimeve, duke theksuar se bëhet fjalë për një prej shkollave me traditë dhe rezultate të spikatura në qytetin e Shkodrës.

“Një transformim i plotë, për t’u krijuar rreth 900 nxënësve mjedise moderne, të sigurta dhe dinjitoze për të mësuar e për t’u zhvilluar”, shkruan Rama.

Projekti për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “Ismail Qemali” synon të krijojë kushte moderne dhe bashkëkohore për mësimdhënie dhe mësimnxënie, duke e kthyer njëkohësisht shkollën në një vepër arkitekturore për qytetin.

Shkolla “Ismail Qemali” ka një staf prej 52 mësuesish, 4 drejtues, si dhe shërbime që përfshijnë psikologun, punonjësen sociale dhe oficerin e sigurisë.

Investimi i Ministrisë së Arsimit për rikonstruksionin e plotë të shkollës “Ismail Qemali” do të sigurojë ambiente më funksionale, më të sigurta dhe më dinjitoze për nxënësit.

/m.q/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›