Shkolla “Marash Gjoni” në Rrile të Lezhës, investim 285 milionë lekë për rikonstruksionin

TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Shkolla “Marash Gjoni” në Rrilë të Lezhës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë, falë projektit të bashkisë Lezhë dhe financimit të Ministrisë së Arsimit.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro bëri me dije se investimi i parashikuar për këtë shkollë është 285 milionë lekë, ndërsa ky institucion arsimor do të transformohet tërësisht, duke u ofruar nxënësve dhe mësuesve ambiente moderne, të sigurta dhe me standarde bashkëkohore në vitin e ri shkollor.
Investimi në shkollën “Marash Gjoni” në Rrilë të Lezhës është pjesë e 39 projekteve të financuara nga Ministria e Arsimit në gjithë Shqipërinë.
Në kuadër të këtij programi, në vitin e ri shkollor hapën dyert 42 objekte arsimore dhe terrene sportive të reja ose të rikonstruktuara, duke synuar krijimin e mjediseve më moderne dhe funksionale për nxënësit.
/e.i/j.p/r.e/