Mbahet sot protesta e PD para Parlamentit, Berisha: Rroftë revolucioni demokratik

Nuk ndalen protestat e opozitës. Një tjetër protestë do të organizohet sot nga kreu i PD të Rithemelimit, Sali Berisha. Ashtu sikurse bëri me dije nga protesta e 11 shkurtit, Berisha njoftoi vijimin e tubimit këtë të hënë në orën 17:00, në të njëjtin orar me zhvillimin e seancës plenare.
Në protestën e së shtunës, Berisha kërkoi dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama dhe paralajmëroi se aksioni opozitar nuk do të ndalet deri në largimin e kreut të qeverisë.
“Sot të gjithë para Parlamentit në protestë, ora 17:00. Rroftë Revolucioni Demokratik”, shkruan Berisha në rrjetin social Facebook. /rtsh.al/