E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkolla e Baletit, mbrëmje Gala me nxënësit në TOB

Mbrëmja Gala nga shkolla Kombëtare e Koreografisë ka sjellë emocione të shumta me performancën e nxënësve në Teatrin e Operas dhe Baletit. Rëndësi në këtë mbrëmje i është dhënë maturantëve, të cilët hapën mbrëmjen me "Ëndrrën" nga "Don Kishoti" dhe e mbyllen me pjesën e "Dasmës" nga po kjo vepër.

Programi prej dy orësh, ku u ofruan rreth 24 pjesë koreografike nga veprat më të bukura të repertorit botëror dhe shqiptar, ndryshe nga herët e tjera, kur krijohej një ansambël artistik me talentet e çdo klase dhe bëhej një shfaqje e përbashkët, këtë vit janë përfshirë të gjithë si nje shkolle me dyer te hapura.Çdo pedagog ka punuar me klasën e tij, e cila prezanton me tej rezultatin e punës 1-vjeçare të talenteve të reja.
 

Kjo mbrëmje nga ana tjetër veç kënaqësisë që i jep publikut, mbi të gjitha është shumë e rëndësishme dhe për vetë nxënësit e saj, pasi u ka krijuar atyre mundësinë që të provojnë emocionet e një skene të madhe.Koncerti u mundësua nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›