Kriza, Monti fton homologët europianë për diskutime

Kryeministri i Italisë, Maro Monti, ka ftuar udhëheqësit e Francës, Spanjës dhe të Gjermanisë në një takim katërpalësh për krizën e borxheve.
Ndërsa data e saktë e samitit nuk është bërë e ditur, ai pritet të mbahet pas zgjedhjeve parlamentare në Greqi, të caktuara për 17 qershor.
Ditë më parë, Monti ka bërë publike planet për takim me presidentin francez, Fransua Holland, dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel, por tani ka zgjeruar ftesën edhe me kryeministrin spanjoll, Mariano Rajoi.
Udhëheqësit pritet të diskutojnë mënyrat për trajtimin e krizës së borxheve.