Tello falënderon Guardiolën për besimin

Cristian Tello e ka falënderuar trajnerin Pep Guardiola për besimin e dhënë. 20 vjeçari e hapi serinë e golave në Camp Nou ndaj Real Sociedadit dhe i është falënderuar trajnerit të tij që ia besoi një vend në formacionin e parë, në një ndeshje të rëndësishme si kjo. “Më duhet ta falënderoj trajnerin për besimin që ma dha. Jam mjaft i lumtur”, deklaroi Tello, i cili e shënoi edhe një gol tjetër, por që u anulua për shkak të pozitës jashtë loje në të cilën gjendej Dani Alves. “Punuam fort për këtë fitore, sepse na nevojitej”, vazhdoi i riu Tello.