E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkolla e Kuqe, me palester te re

Nxenesit e Shkolles se Kuqe do te nisin vitin e ri shkollor, me nje palester plotesisht te rikonstruktuar. Jane rreth 5 milione leke, qe Bashkia e Tiranes ka vene ne dispozicion per rikonstruksionin e ambienteve te palestres, duke e konsideruar nderhyrjen ne permiresimin e mjediseve sportive ne shkolla dhe ne lagje, si nje nga iniciativat e rendesishme te saj. Kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama inspektoi dje ecurine e punimeve ne kete palester, duke theksuar se "vetem disa vjet me pare dukej nje enderr e parealizueshme qe shkollat e Tiranes te kishin edhe palestra te standarteve europiane. Sot ne jemi ne rrugen e realizimit te ketij synimi, duke ndertuar palestra te reja". Shkolla e Kuqe (9-vjecare) ndodhet ne rrugen "Qemal Stafa" dhe eshte rikonstruktuar totalisht ne vitin 1999, nderkohe qe ne palestren e kesaj shkolle jane perfunduar punimet ndertimore dhe lind nevoja e perfundimit te rifiniturave. Nderhyrjet e propozuara konsistojne ne perfundimin e punimeve te rifinitures se shtresave dhe mureve betonarme, per nje zhvillim normal te procesit mesimor dhe edukativ. Gjithashtu, do te realizohet shtrimi, i cili do te vendoset mbi shtresa cilesore te siperfaqeve absorbuese, vet-niveluese, pikerisht per salla shume sporteshe. Muret perimetrale betonarme do te behen me panele druri, ndersa muret e brendshme dhe te jashtme te palestres do te lyhen me hidromat. Pjese e nderhyrjes do te jete edhe riberja e shtresave te dyshemese ne nyjen sanitare qe ndodhet prane palestres.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›