E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britania, mbeshtetje per mjekesine

Britania e Madhe do te ofroje mbeshtetje per realizimin e reformave per rritjen e cilesise se sherbimit shendetesor, vecanerisht per trajnimin e stafit mjekesor shqiptar. Ambasadori i Britanise se Madhe ne vendin tone, F. A. Eillson, gjate nje takimi pune te marten me ministren e Shendetesise, Anila Godo, iu pergjigj pozitivisht kerkeses se saj per forcimin e bashkepunimit me ministrine e Shendetesise se Britanise se Madhe ne realizimin e reformave ne shendetesi, ne permiresimin dhe modernizimin e sistemit shendetesor ne Shqiperi. Zyra e Shtypit e MSH beri te ditur se ministrja Godo propozoi bashkepunim me autoritetet shendetesore britanike per permiresimin e standardeve, trajnimin e mjekeve tane ne Britani, etj. Ambasadori Eillson, nga ana e tij, pasi pergezoi ministren per detyren e re, shprehu mbeshtetjen e tij dhe besimin se kerkesa per bashkepunim mes dy vendeve do te kete nje reagim pozitiv edhe nga Ministria e Shendetesise ne Britani.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›