E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkolla e Policisë, përfundon konkurimi

Kanë përfunduar ditën e sotme fazat e konkurimit për kandidatët që kanë aplikuar për periudhën shtator-dhjetor 2010, për të ndjekur studimet në shkollën bazë të policisë për Patrullë të Përgjithshme.
 

Pas fazës së parë të konkurrimit, testimit me shkrim, aplikantët iu nënshtruan testimit fizik, ku komisioni përkatës vendosi për kualifikimin ose jo sipas normave që mori çdonjëri prej tyre.
 

Më pas u kalua në fazën e tretë të konkurrimit intervista me gojë, ku nga Komisioni i intervistimit gjatë këtij procesi u intervistuan të gjithë kandidatët e paraqitur.
 

Pas këtyre fazave të konkurrimit, aplikantët do t`i nënshtrohen procesit të kontrollit mjekësor pranë Qendrës së Profilaksisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në Tiranë, e cila ndodhet në Qendrën e Formimit Policor. Për datat e kryerjes së kontrollit mjekësor kandidatët do të njoftohen nga strukturat e Burimeve Njerëzore.
 

Pas kontrollit mjekësor kandidatët do t`i nënshtrohen procesit të marrjes së gjurmëve të gishtave, si dhe procesit të verifikimit të aplikantit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›