E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ Neser rezultati zyrtar per kryetarin e Bashkise se Tiranes

Ne Shqiperi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se rezultati zyrtar per kryetarin e Bashkise se Tiranes dhe tabelat qe e shoqerojne do te miratohen gjate dites se neserme

Nje dite me pare Komisioni Qendror i Zgjedhjeve permbylli procesin e rinumerimit te fleteve te votimit te hedhura ne kutite e gabuara ne perfundim te te cilit kandidati demokrat per Bashkine e Tiranes Lulzim Basha mori edhe 14 vota te tjera me shume duke qendruar ne avantazh me 95 vota ndaj rivalit te majte kryetarit socialist Edi Rama.

Socialistet jane ankuar gjate gjithe procesit te rinumerimit duke denoncuar parregullsi te shumta sipas tyre. Por keto pretendime jane hedhur poshte nga komisioni qendror. Megjithate opozita ka paralajmeruar se do ti drejtohet serish Kolegjit pas ankimimit qe sipas ligjit duhet te beje fillimisht ne KQZ.

Sipas socialisteve edhe pas rinumerimit ka mosperputhje shifrash mes numrit te votuesve dhe fleteve te votimit. Nese kjo do te vertetohet atehere duke ju referuar edhe vendimit te fundit te kolegjit zgjedhor per kete ceshtje ata pritet te kerkojne pavlefshemrine e procesit per te shpresuar ne nje rivotim ne kryeqytet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›