Shqipëria heq regjimin e vizave për Tajvanin
TIRANË- Shqipëria bëhet vendi i 115 që pranon vizitorët tajvanezë pa pasur nevojë për viza.
Sipas agjencisë tajvaneze ‘Tajvan Fokus’, vetë presidenti i Tajvanit, Ma Jing-Zheo duke komentuar këtë vendim të Shqipërisë krahas vleresimit ka ironizuar edhe faktet historike.
‘Shqipëria tashmë është kthyer në vend ithtar të Tajvanit, por në fillim të viteve 70 Shqipëria ka qenë vendi që dikur na ka përzënë si anëtarë të OKB-së, propozim i cili u miratua në vitin 1971’, - theksoi vetë presidenti i Tajvanit, Ma Jing-Zheo.
Megjithatë, nga 115 vendet që kanë hequr vizat për Tajvanin, tajvanezët udhëtojnë vetëm në 96% të tyre”,- mësohet të ketë thënë Jing-Zheo.
Por, pavarësisht ironisë presidenti tajvanez ka vlerësuar vendimin e Shqipërisë për heqjen e vizave duke e cilësuar këtë një trajtim preferencial dhe respekt të vendit pritës për qytetarët tanë dhe kjo është ajo që ka më shumë rëndësi është shprehur Jing-Zheo.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)