Makina përfundon në Lanë, pa viktima
Një automjet me targa të Tiranës 3479 R ka përfunduar në Lanë, mëngjesin e sotëm. Mësohet se makina tip Renault Clio ka përfunduar në Lanë si pasojë e pakujdesisë së drejtuesit, i cili ne momentin e marrjes së kthesës në Bulevardin “Zhan D’Ark” në zonën e quajtur “Brryli” automjeti i ka dalë nga kontrolli dhe ka përfunduar në Lanë. Makina pësoi dëmtime të lehta në pjesën e përparme të saj, ndërsa drejtuesi arriti të dilte nga automjeti pa dëmtime serioze.