Shkolla, vonon shpërndarja e librave

Pavarësisht se shpërndarja e librave shkollorë për të gjitha shkollat nëntëvjeçare dhe të mesme të vendit do të duhej të fillonte që më 25 gusht nëpër shumë shkolla kjo gjë nuk po ndodhë sepse akoma nuk kanë arritur të gjitha librat. Kështu janë shprehur drejtues të disa shkollave të kryeqytetit. Megjithatë sipas tyre,shkollat kanë vënë në dispozicion mjedise për të gjithë botuesit që kanë fituar të drejtën e çuarjes së librit në atë shkollë mbi bazën e përzgjedhjes dhe shumë shpejtë do të fillojë kjo procedure. Nga ana tjetër, në disa shkolla shitja e librave ka filluar të aplikohet që më 25 gusht dhe fëmijët tashmë në duart e tyre kanë të gjitha tekstet e nevojshme.
Ndërkohë që edhe këtë vit do të ketë kategori që do të përfitojnë me çmim të ulët ose falas librat. Kështu nxënësit që vijnë nga familjet që marrin ndihmë ekonomike, dhe nxënësit e pakicave kombëtare do të përfitojnë librat falas. Ndërsa ato familje ku kryefamiljari ka të ardhura mujore më pak se 30 mijë lekë të reja do të paguajnë gjysmë çmimi.