E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkollat, mungojnë aparaturat në kabinetet dentare

 

Higjiena orale e të rinjve dhe fëmijëve nuk është në nivelet e duhura. Ndërsa kabinetet dentare në shkolla kanë mangësi të theksuara. Këtë pranojnë specialistët dentarë të Autoritetit Rajonal të Tiranës. “Problem për zgjidhje mbeten aparaturat, mirëmbajtja dhe riparimi i tyre, në kabinetet dentare në shkolla”, pohojnë specialistët. Sipas tyre i ulët është edhe niveli i fluorizimimit  të dhëmbëve, edhe pse projekti që po vihet në zbatim ka dhënë efektet e tij. “Në shkollat ku është aplikuar fluori te fëmijët ka dhënë rezultatet janë të kënaqshme, kemi një ulje të kariesit në masën 22%”, - sqarojnë specialistët ASHR. Por sipas tyre duhet të punohet me shumë sidomos nga prindërit për të rritur kujdesin ndaj dhëmbëve e higjienës së gojës. Në shkollat e Tiranës, që prej muajit dhjetor të vitit të kaluar vijon projekti  për fluorizimin lokal rreth 25.000  fëmijë të moshës 7-11 vjeç. Ky projekt është realizuar nga ASHR për të pestin vit radhazi. Sipas specialistëve, gjatë vitit të kaluar, u krye gjithashtu aksioni i aplikimit të llakut me përmbajtje të  lartë fluori në 3.000 fëmijë të moshës 6-14 vjeç, duke synuar shtrirjen e këtij aktiviteti këtë vit edhe në nxënësit e klasave  të V-ta. Si fazë e dytë e zbatimit të projektit u krye trajnimi  i nxënësve dhe mësuesve. Krahas shëndetit oral, specialistët e ASHR-së sqarojnë se nxënësit e grupmoshave të ndryshme kanë marrë njohuri edhe mbi çështje të tjera si higjiena, sëmundjet infektive, alkoolin. drogën, duhanin,

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›