Shkollat në Korçë, Bashkia: Gati për në shtator

Kur na ndan vetëm pak kohë nga fillimit i vitit të ri shkollor, shkollat në të gjithë vendin duhet të jenë gati për të pritur nxënësit në klasa. Në qytetin e Korcës, 20 shkolla po riparohen dhe punimet në to pritet të përfundojnë në fund të gushtit.
Drejtoria e Arsimit, e cila është nën juridiksionin e Bashkisë së qytetit, është duke mara masa për të patur një nisje të mbarë të vitit shkollor. Madje sipas saj situata e dimrit të pazakontë që përjetoi juglindja, ka qënë ajo që ka ndikuar në gjendjen e këtyre ndërtesave, ku në shumë raste ka cuar në amortizimin e disa godinave. Arben Ilia, drejtori i Qëndrës Mbështetëse të Arsimit bën të ditur se aktualisht Bashkia ka akorduar 43 milio lekë për shkollat.
Sipas autoiteve të Bashkisë plani i ndërhyrjeve është afatgjatë pë të shmangur edhe pasojat e dëmitive që ndodhin zakonishtë në dimrin e acartë të qytetit juglindor të Shqipërisë. Ndërsa situata e punimeve në këto godina duke optimale dhe autoritetet kanë garantuar se më 10 shtator nxënësit do të mund të ulen të sigurtë në bankat e shkollave.
Ndërhyrjet janë bërë kryesisht në meremetimin e çative, lyerjen, por dhe riparimin e dëmeve të tjera që gjenden në godinat e shkollave të mesme, 9-vjeçare por dhe kopshteve të qytetit.