Shkollat ne Tirane gati per te pritur nxenesit

Shkollat nënte vjeçare dhe të mesme në Tiranë janë bërë gati për të pritur nxënësit më 10 shtator. Edhe në ato institucione arsimore ku me herët inspektorët sanitarë kanë konstatuar probleme si në shkollën “Kongresi i Lushnjës”, “Niket Dardani” dhe “Siri Kodra” drejtoresha e Autoritetit Rajonal Shëndetësor Liljana Ramasaco thotë se është riparuar baza materiale, lyerja e ambjenteve dhe eleminimi i lagështisë, ndërkohë që në shkollen “Ahmet Gashi” puna po vazhdon.
Në 74 shkolla dhe 50 çerdhe e kopshte do të ofrohet shërbim shëndetësor. 54 kabinete mjekësore janë pajisur me të gjitha medikamentet e ndihmës së shpejtë, ndërkohë që 58 kabinete stomatologjike janë pajisur për dhënien e shërbimit rreth 65 mijë nxënësve në rrethin e Tiranës.