E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama në Kavajë, takim me forumin e gruas socialiste

"Shqipëria është grua" ky është slogani më i ri me të cilin ka rinisuar turin e takimeve për ristrukturimin e forumit të gruas socialiste. Gjatë një takimi me gratë pjesëmarrëse të këtij forumi në qytetin e Kavajës lideri i opozitës është shprehur se ndryshimi është i mundur në të gjithë vendin.
 

Kreu i opozitës është ndalur gjatë fjalës së tij edhe në alternativën që PS ofron për rilindjen e vendit. Arsimimi, punësimi, lehtësira sociale dhe integrimi i grave dhe vajzave jo vetëm në jetën publike po dhe atë politike janë angazhime që PS i ka në programin e saj.
 

Rivitalizimi i strukturave të Forumit të Gruas së Partisë Socialiste do të kurorëzohet me zhvillimin e zgjedhjeve të drejtueses së forumit dhe strukturave.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›