E Diel, 1 Nëntor 2026

Petrit Vasili: Koalicioni PD-LSI, një risi për politikën shqiptare. Treguam si respektohen marrëveshjet

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, e ka vlerësuar si një risi koalicionin e PD-së me LSI-në, duke thënë se këto dy parti kanë treguar se si respektohen marrëveshjet. Duke folur për Ora News, Vasili u shpreh se falë këtij koalicioni u bë e mundur shmangia e krizës ekonomike. Megjithatë, ai nuk ishte i qartë për vazhdimin e këtij koalicioni edhe në zgjedhjet e 2013-s.

Përgatitjet e LSI për zgjedhjet e ardhshme janë në intensitet të plotë. Kemi bërë një riorganizim funksional që gjithë makineria të jetë e gatshme për zgjedhjet e 2013, që do të kulmojë dhe me zgjedhjen e kryetarit. LGI dhe LRI kanë qenë në aktivitet të plotë dhe do vazhdojnë të tilla. Ka një ecuri në funksionimin e mazhorancës, ka pasur koherencë dhe korrektesë në bashkëpunim, çka shmangu krizën dhe krijoi qëndrueshmëri ekonomike. Sfida e bashkëqeverisjes është e përbashkët dhe marrëdhëniet kanë qenë reciproke. LSI ka treguar korrektesë ndaj marrëveshjeve dhe shtrëngimit të duarve, fakt që ka munguar ndër vite dhe kanë provokuar kriza edhe vetë brenda partive. Në fundin e marrëveshjes secila palë bën analizën e punës së vet dhe mbi këtë pastaj do të hidhen hapat për ndërmarrje të reja, tha Vasili.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›