E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkollat, nuk do te kete largime te mesuesve

Per te gjithe mesuesit qe kane dyshime nese do te ruajne vendin e punes apo do t’u duhet te gjejne nje pune te re, ministri i Arsimit ka pasur nje pergjigje.
Nuk do te kete asnje largim nga puna, dhe asnje reforme ne stafin e mesuesve. Madje, nuk do te kete as largime te mesuesve te dispozicionit. Ajo qe ka sqaruar dje Tafaj lidhur me kete kategori, eshte qe do te shihen mundesite per te vendosur mesuesit e dispozicionit aty ku eshte nevoja. Mesuesit e arsimit parauniversitar kane programe te posame per kualifikimin e tyre. “Qellimi i ketyre programeve konsiston ne kualifikimin e arsimtareve ne lendet qe ato japin mesim, por edhe ne pergatitjen e tyre me teknologjine e informacionit dhe gjuhen angleze", tha Tafaj. Ministri beri te ditur se aktualisht sistemi arsimor ka nje numer te madh mesuesish qe kane kryer studimet 5-vjeare, te tjere qe kane kryer studimet 4-vjeare dhe studime pasuniversitare, ndersa nje pjese e vogel e mesuesve duhet t’u nenshtrohet programeve te kualifikimit. Ne reformen e arsimit parauniversitar pjese te rendesishme ze edhe kurrikula, per te cilen Tafaj vleresoi se “jemi ne rruge te mbare”. Ministri tha se tani ekziston Keshilli i Arsimit Parauniversitar, nje nga detyrat e te cilit eshte politika e teksteve. Ne kete keshill ministri therret eksperte te perzgjedhur nga bota akademike, qe jane njerez me kompetenca ne fusha perkatese, qe publiku i njeh si figura perfaqesuese te fushave te shkences dhe didaktikes.“Kemi angazhuar rreth 70 eksperte dhe studiues per te pare kurrikulat e klases XI dhe XII dhe e kemi perfunduar tashme kete proces”, konfirmoi Tafaj, duke vleresuar se plani mesimor ne arsimin e mesem eshte modern dhe sjell risi te rendesishme. Nxenesi zgjedh lendet e tij per provim mature dhe plani mesimor garanton formimin e pergjithshem te tij. “Kurrikula stimulon zhvillimin e shpejte te arsimit profesional”, tha Tafaj, duke theksuar se ne fokus te politikes se teksteve eshte autori dhe jo shtepia botuese. Duke vleresuar reformen e altertekstit, si nje hap i duhur dhe i drejte qe u realizua ne sistemin tone arsimor, Tafaj beri te ditur se kesaj reforme i eshte shtuar edhe nje hallke tjeter. Tekstet, pasi te vleresohen dhe te hidhen ne treg, do te verifikohen nese i kane plotesuar standardet. Ky proces do te realizohet nga ekspertet e MASH dhe institucioneve ne varesi.  

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›