E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Moon: Rezolutë dhe takime për paqe në Gaza

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon ka deklaruar se do të merren masa të menjëhershmë në këtë situatë gjakderdhje që po ndodh në Rripin e Gazës. "OKB-ja nuk mund të tolerojë më që të vazhdojnë sulmet në Gaza dhe të vriten me qindra të pafajshëm, nuk do tolerohet më kjo gjakderdhje", u shpreh Ban Ki Moon. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së ditën e nesërme do të zhvillohet një takim edhe në praninë e presidentit palestinez Mahmoud Abbas dhe përfaqësues të lartë izraelitë për të diskutuar për një rezolutë konkrete në lidhje me situatën. Ban Ki Moon nënvizoi se duhet një zgjidhje e menjëhershme në Gaza. Sipas tij "Nga nesër do të punohet për një plan rezolutë me qëllim vendosjen e paqes mes Izraelit dhe Palestinës".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›