E Shtunë, 31 Tetor 2026

FBI merr ne dore hetimin e 21 janarit fillon ekspertiza

Ne grupin hetimor bejne pjese edhe eksperte te ATF-se. Hetuesit do te kryejne kater ekspertiza te vecanta

Nje dite pas mberritjes ne Tirane te ekspertit te Zyres se Byrose Federale Amerikane diten e djeshme grupit hetimor te ngritur enkas per zbardhjen e ngjarjes se 21 janarit i eshte bashkangjitur edhe nje tjeter koleg amerikan i FBI-se. Lajmi eshte bere i ditur nga burime prane organit te akuzes sipas te cilave eksperti i dyte i kriminalistikes eshte i specializuar ne fushen e armeve dhe eksploziveve dhe se detyra e tij do te jete verifikimi balistik i armeve te Gardes se Republikes dhe te gezhojave te gjetura ne shesh. Gjate dites se djeshme dy ekspertet e FBI-se jane takuar diten e djeshme me kryeprokuroren Ina Rama dhe prokuroret e tjere te vendit qe bejne pjese ne grupin qe do te zbardhe ngjarjen e rende te demonstrates ku mbeten te vrare tre persona dhe u plagosen dhjetera te tjere.

Gjithashtu nga burime te prokurorise mesohet se dy ekspertet amerikane jane njohur me provat e deritanishme te mbledhura nga hetuesit tane ndersa se shpejti pritet te nise perseri ekspertimi i gezhojave te gjetura ne vendin e ngjarjes. Te dhena nga prokuroria bene me dije nder te tjera se ne grupin hetimor bejne pjese dhe efektivet e agjencise ATF te armeve dhe eksplozivit. Keta te fundit sipas te dhenave do te merren me verifikimin balistik te armeve te perdorura diten e protestes nga strukturat e policise apo Gardes se Republikes.

Vec kesaj mesohet se ne vazhdim hetuesit do te kryejne kater ekspertiza te vecanta. Nder te cilat mesohet te jene pamjet filmike te regjistruar nga fillimi e ne vazhdim i demonstrates se dhunshme te javes se kaluar rezultatet e para te marra nga mjekesia ligjore si dhe keqyrja e fotove me qellim berjen e mundur se nga jane qelluar viktimat apo te plagosurit me arme zjarri.

Nderkohe disa nga prokuroret u shfaqen me prokuroren amerikane te Departamentit te Drejtesise Cynthia Eldrige e cila ka nje mandat 2-vjecar ne Shqiperi si keshilltare per prokuroret e njesise task-force. Vetem dy dite me pare prokurorja e Pergjithshme shprehu vendosmerine e saj per te mos u lekundur nga hetimet ndersa asistencen e amerikaneve e konsideroi si me profesionale dhe me te paanshme.

Dy ekspertet e zyres se FBI-se amerikane kane mberritur ne vendin tone pas kerkeses se prokurores se Pergjithshme Ina Rama drejtuar ambasades amerikane per asistence teknike mbi hetimin e ngjarjeve te dhunshme te demonstrates se organizuar nga Partia Socialiste me 21 janar. Vec dy te pareve te mberritur tashme ne vend burime nga prokuroria bejne me dije se pritet qe grupit te hetimit ti bashkengjitet edhe nje i trete nga zyra e FBI-se.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›