Artan Broci dhe Astrit Haxhialushi anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë
14-12-2012 / Gazeta 55
Në votimin e dytë Haxhialushi fitoi me 199 përballë Zegjine Sallaku
Artan Broci, gjyqtar i Apelit në Tiranë, është zgjedhur anëtar i Këshillit të Drejtësisë, nga propozimet e gjyqësorit. Broci mori 201 vota nga votimi i 339 gjyqtarëve të pranishëm, nga cilët 336 vota u regjistruan të vlefshme. Për anëtarin e dytë u zhvillua balotazhi mes gjyqtarëve Astrit Haxhialushi dhe Zegjine Sallaku, të cilët morën respektivisht 182 dhe 118 vota. Në përfundim të votimit të dytë Konferenca e Gjyqësorit zgjodhi me 199 vota Astrit Haxhialushin. Dy anëtarët e zgjedhur nga gjyqësori do të zëvendësojnë postet e Shkëlqim Miri dhe Dhurata Haveri, të cilëve u mbaroi mandati.
...