Pamje të papara nga cunami

Ju Moroga është njëri nga të mbijetuarit e cunamit katastrofal që pati goditur në mars të këtij viti Japoninë.
Ai ishte brenda në veturë kur arritën valët e para të cunamit. Moroga tregon se çdo gjë ka ndodhur brenda dhjetë deri në njëzet sekonda.
“Mendova se do të vdesë. Ishte shumë e çuditshme, por disi nuk më rroku paniku. Vendosa të rri brenda dhe të pres”, ka thënë ai.
Ky japonez shpëtoi për mrekulli në një situatë pa rrugëdalje. Ai thotë se derisa nuk ka parë një sasi të madhe të uji në rrugë nuk ishte në dijeni se Japonia ishte goditur nga cunami.
Duke iu falënderuar gjakftohtësisë, Moroga arriti të dalë nga vetura dhe me ndihmën e një “lundruesi” të improvizuar ia doli të shpëtojë. /kp/