E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zubin Potokun për Preshevën

Avokati dhe ish-funksionari komunist i Kosovës, Azem Vllasi ka deklaruar se përkundër faktit se në Prishtinë nuk flet askush për ndarjen e Kosovë, megjithatë në koluare të ndryshme përmendet ideja për këmbime territoresh.

Sipas Vllasit, një ndarje mes Serbisë dhe Kosovës do të ndodhë, sepse, siç ka thënë ai, “ne nuk mund t’i lëmë vëllezërit tanë në Serbi”.

“Pra, deshëm a nuk deshëm, duhet ta pranojmë realitetin. Dhe nuk është çudi që një ditë do të ndodhë ribashkimi i Luginës së Preshevës me Kosovën... Këtë e pranojnë edhe ndërkombëtarët në mënyrë indirekte, ani pse nuk flasin publikisht”, ka thënë Vllasi, për preshevajone.com.

Megjithëkëtë, Vllasi ka thënë se shqiptarët assesi nuk do të pranojnë një ndarje apo ndërrim të territoreve me Mitrovicën.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›