E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkololli ftohet në DOCUMENTA

Drejtori i Galerisë së Arteve të Kosovës (GAK), Erzen Shkololli, është ftuar në ekspozitën prestigjioze të artit bashkëkohor Documenta13, që në çdo pesë vjet mbahet në Kassel (Gjermani). Shkololli atje do ta përfaqësojë GAK.

DOCUMENTA 13 përfshinë mbi 160 artistë nga e gjithë bota, të cilët paraqesin një shumëllojshmëri veprash artistike, si skulptura, performanca, instalime, piktura, fotografi, filma, punë kuratoriale, dhe eksperimente tjera nga fusha e artit, politikës, letërsisë, shkencës dhe ekologjisë.

Shkololli merr pjesë në ‘Visitors Program of the Federal Republic of Germany for Art Professionals at DOCUMENTA13’. Programi përfshinë vizita në institucione dhe organizata me rëndësi, si dhe takime me ekspertë, artistë e kuratorë të nivelit botëror.

Ndryshe, Shkololli është në mesin e 15 personave të përzgjedhur për pjesëmarrje në këtë program, nga propozimet e bëra nga të gjitha ambasadat gjermane nëpër botë.

DOCUMENTA është themeluar në vitin 1955, nga artisti dhe kuratori, Arnold Bode. Sot konsiderohet ndër ekspozitat më të rëndësishme të artit bashkëkohor ndërkombëtar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›