Vikena Kamenica dhe Merita Tërshana, bashkë në një koncert
Universiteti i Arteve

Dy artistet, mexosopranoja Vikena Kamenica dhe pianistja Merita Rexha Tershana, bëhen sërish bashkë në një koncert që do të mbahet nesër, ora 19:00 në Universitetin e Arteve. Koncerti vokalo-pianistik i titulluar Ëndërr vere, ka në program muzikë nga Schubert, Massenet, Tschaikowsky, Hahn, Albeniz, Saint-Saens etj. Ky është prezantimi i parë i një cikli të tillë koncertesh që do të mbahen nga kjo duo gjatë sezonit 2012-2013. Ky projekt vjen pas suksesit të veprës së plotë Winterreise të F.Schubert, realizuar vitin e kaluar në sallën e TKOB-it nga dy artistet, si dhe me poezinë në shqip të ardhur mjeshtërisht nga Ardian Klosi dhe në interpretimin e aktores Ema Ndoja. Sipas artisteve,
projektet që do të pasojnë përmbajnë gjithashtu specifika profesionale dhe artistike të autorëve gjermanë, francezë, austriakë, spanjollë dhe amerikanë.
Vikena Kamenica dhe Merita Tërshana, bashkë në një koncert burimi: Gazeta Shqip