E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria përparon pesë pozita

Kombëtarja shqiptare ka përparuar për pesë pozita, në renditjen më të re të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA).

Kuqezinjtë e Gianni De Biasit, pas dy fitoreve të shpejta ndaj Katarit e Iranit, u ngritën në pozitën e 79-të, në renditjen e muajit maj, pas asaj të 84-t, në të cilën gjendeshin në renditjen paraprake.

Në renditjen e përgjithshme, kampioni botëror dhe evropian vazhdon ta ruajë primatin, ndërsa tash ndiqet nga fituesi i fundit i Copa America, Uruguai, i cili e kaloi Gjermaninë, që tash është e treta.

Nënkampioni botëror, Holanda e ruajti vendin e katërt, kurse Anglia dhe Argjentina bënë përparime. Italia vazhdon të mbetet jashtë Top 10, i cili mbyllet me Portugalinë.

Renditja e FIFA-s

1. Spanja 1456 pikë

2. Uruguai 1292

3. Gjermania 1288

4. Holanda 1234

5. Brazili 1155

6. Anglia 1145

7. Argjentina 1137

8. Kroacia 1053

9. Danimarka 1019

10. Portugalia 996

-------------------

79. Shqipëria 451

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›