Shkololli pjesë e CIMAM

CIMAM është organizata më relevante për avancimin e interesave profesionale të sektorit të muzeut të artit modern. Përmes konferencave vjetore, CIMAM jep një kontribut të rëndësishëm për komunitetin artistik. Kjo, ngase konferencat shërbejnë si burim i informatave për profesionistët e artit nga mbarë bota, sepse ofrojnë mundësi të shumta për shkëmbim idesh dhe konceptesh rreth modeleve ndërkombëtare të praktikave më të mira muzeologjike, kuratoriale dhe artistike.
Takimet, që për çdo vit mbahet në një vend tjetër, fokusohen në temat që përfaqësojnë nevojat e anëtarëve. Gjatë nëntë viteve të fundit, konferenca ka adresuar çështje qendrore, si “Arti në komunitetet e ndara” (Jerusalem, 1999); “A ka dikush më nevojë për muzetë e artit bashkëkohor?”
(Budapest, 2000); “Misionet e muzeve dhe hapësirave alternative të mëdha e të vogla”, (Barcelonë, 2001); “Muzeu si deklaratë? Erozioni i rolit publik të muzeut”, (Berlin, 2002); “Teoria digjitale dhe teoria e gjenomit në artin bashkëkohor”, (San Francisco, 2003); “Peizazhi ndryshe i artit bashkëkohor në Azi”, (Seul, 2004); “Muzetë: Kryqëzimet në skenë globale”, (Sao Paulo, 2005); “Institucionet bashkëkohore: Mes publikes e privates””, (Londër, 2006); “Muzetë dhe trashëgimia universale: Institucionet bashkëkohore si prodhuese në kapitalizmin e vonë”, (Vjenë 2007); “Forma e kujtesës: Muzeu dhe koleksionet e tij’, (New York, 2008); “Tregti e drejtë: Institucioni I artit në ekonominë e re”, (Meksikë, distrikti Federal 2009); “Baza e përbashkët për muzetë në një shoqëri globale”, (Shanghai, 2010) dhe “Muzetë dhe qyteti”, (Lubjanë, Zagreb, Sarajevë, 2011).
Konferenca e sivjetme “Muzetë përtej krizës”, mbahet në Stamboll (12-14 nëntor) dhe do të ndiqet nga një udhëtim pas konferencës në Bejrut (15 nëntor 2012.