Shkrimtari Ndue Ukaj përkthehet në suedisht

Revista kulturore, ‘Tidningen Kulturen’, është një nga mediumet më të mëdha dhe më të rëndësishme në fushën e kulturës dhe letërsisë në Suedi.
Kjo revistë, e cila botohet në edicionin e shtypur dhe online, boton autorë të rëndësishëm nga letërsia e përbotshme, në gjitha zhanret letrare.
Kjo revistë kulturore e letrare, e cila është një nga tribunat kryesore të mendimit kulturor dhe letrar në Suedi, në numrin e fundit ka bërë një prezantim të shkrimtarit Ndue Ukaj, i cili njëherësh është edhe autor me nënshtetësi suedeze.
Poezitë e poetit Ukaj janë përkthyer në suedisht nga studiuesi dhe poeti i mirënjohur suedez Freke Räihä dhe nga përkthyesja dhe publicistja Edita Kuçi- Ukaj dhe janë prezantuar në këtë revistë me një biografi të shkurtër për autorin. Cikli i poezive të botuara në këtë revistë janë marrë nga libri i Ukajt ‘Godo nuk vjen’.