Shkon Zafiri

Ende pa u përballur me udhëheqjen e PDK’së, Kryetari i Degës së Prizrenit, Zafir Berisha ka dhënë dorëheqje.
Largimi nga PDK’ja, Berisha e ka marrë pas paralajmërimeve se mund të shkarkohet për shkak se po vazhdon t`i sjellë probleme Kryetari të Prizrenit, Ramadan Mujës.
Tash e tutje, Berisha do të jetë deputetë i pavarur në Kuvendin e Kosovës, derisa një ditë më parë ka paralajmëruar se do t’i publikojë të palarat e udhëheqësve të PDK’së.
Sipas tij, arsyeja e dorëheqjes është pasi në vazhdimësi ka pasur shantazhe lojëra politika nga krerët e lartë të PDK’ë.
Ndryshe, Berisha ka shkruar një letër publike, ku ka dhënë disa prej arsyeve që e kanë shtyrë të largohet nga PDK’ja.
“Duke menduar se jam duke i dhënë një subjekti që do t’i shërbejë ithtarëve të vet dhe qytetarëve të Kosovës, edhe pse kohë pas kohe jam përballuar me shumë shantazhe dhe lojëra të ulëta nga njerëz të cilëve u kam ndihmuar tërë kohën në pozicionet e tyre brenda partisë dhe institucioneve”, ka thënë ai.
Ai ka hedhur shigjetat në drejtim të Hashim Thacit dhe Jakup Krasniqit, të cilët kanë bindur Kryesinë e PDK’së në Prizren që të distancohen nga politika e Zafir Berishës.
“Kjo do të ishte kaluese si shumë lojëra tjera po mos ta kuptoj se mas tyre qëndron Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi, të cilët me ditë të tëra qëndrojnë rreth Prizrenit duke i marrë njerëzit në pyetje dhe duke lëshuar lloj-lloj shpifje deri te ajo se unë e paskam kërcënuar dikë, nga këta servilë të Hashimit dhe Jakupit”, akuzon ai.
Ky ish’zyrtar i PDK’së e ka krahasuar shefat e tij me bosët e grupit më të madh mafioz në Itali – Cosa Nostra.
“Unë dhe familja ime një jetë të tërë i kemi dhënë Kosovës dhe me asnjë mënyrë nuk do të lejoj që të luhet me dinjitetin tim dhe të familjes sime nga askush e aq më pak nga ata që partinë e udhëheqin në stilin e Cosa Nostra”, thuhet në fund të letrës së Berishës, drejtuar mediave.