Steinberg sot në Kosovë
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, James Steinberg të premten vonë ka arritur në Beograd, në kuadër të turneut disaditësh në Ballkan.
Atë po e shoqëron Ministri i Jashtëm i Spanjës, Migel Angel Moratinos, vendi i të cilit ka presidencën e radhës së BE’së.
Steinberg, sot pritet të arrijë në Prishtinë, ku do të takohet me zyrtarë të lartë të Republikës së Kosovës.
Deri në orët e vona nuk është bërë asgjë e ditur për takimet e Steinberg me zyrtarët e Beogradit.
Zëvendëssekretari Amerikan i Shtetit, James Steinberg gjatë vizitës së tij në Beograd dhe në Prishtinë, pritet t’i nxisë autoritetet serbe dhe ato të kosovare që të tejkalojnë dallimet mes tyre dhe të forcojnë bashkëpunimin.
Para kësaj vizite, ai ka deklaruar se pavarësia e Kosovës është faktor stabiliteti në rajon.
Zyrtari i lartë amerikan pritet t’i kërkojë Beogradit që të jetë më bashkëpunues me misionin europian për sundim të ligjit në Kosovë, EULEX, dhe në zbatimin e Planit të Ahtisaarit, sidomos në pjesën që ka të bëjë me planin e decentralizimit.
Steinberg ka theksuar nevojën e ndërtimit të urave të bashkëpunimit ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.
Në prag të ardhjes së tij në Prishtinë, 13 organizata të shoqërisë civile në Kosovë i janë drejtuar atij me një letër, në të cilën kanë shprehur shqetësimin e tyre për mungesën e sundimit të ligjit në veri të vendit dhe, siç thuhet, mungesën e rezultateve të prekshme në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.