E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moratinos: Vendimi për vizat, më 1 qershor

08/04/2010 Vendimi për heqjen e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjë-Hercegovinën do të merret në një samit të posaçëm, që do të zhvillohet në muajin qershor të këtij viti. Pohimin e bëri dje në Sarajevë Miguel Angel Moratinos, ministër i Jashtëm i Spanjës, vend ky që e kryeson Presidencën e radhës së Bashkimit Evropian. Moratinos tha se “Ballkani Perëndimor dhe Bosnja janë lart në listën e prioriteteve të BE-së”. Ai këto komente i bëri pas takimit me ministrin e Jashtëm të Bosnjës, Sven Alkalaj, në Sarajevë. Morations evidentoi faktin se në qershor në Sarajevë, me nismën e Spanjës, do të mbahet samiti Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor, i cili, sipas tij, do të ketë rëndësi historike dhe do të jetë rast për Bosnjë-Hercegovinën, që të tregojë përcaktimin e saj për ardhmëri evropiane. Moratinos ka theksuar se Bashkimi Evropian është i gatshëm për ta shpallur tërheqjen e regjimit të vizave për shtetasit e Ballkanit Perëndimor në muajin qershor. Ndërkohë për Bosnjë-Hercegovinën, ministri i Jashtëm i Spanjës, Miguel Angel Moratinos, citohet të ketë deklaruar se “zyrtarisht do ta shpallim tërheqjen e regjimit të vizave në qershor 2010”. Moratinos ka thënë se shpallja e këtij vendimi do të bëhet gjatë samitit Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor, në Sarajevë, në fillim të qershorit, dhe nga ky vendim pritet të përfitojë dhe Shqipëria.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›