Gjimnazi, kerkon lende profesionale
Duke nisur nga viti shkollor 2009-2010, e ne vazhdim, nxenesit qe do t'i bashkengjiten arsimit te mesem, do te mesojne jo me ne baze te kurrikules se vjeter, por te nje programi te ri tekstesh shkollore, qe do te nise aplikimin ne klasat e 10-ta, per t'u shtrire me pas ne tre vitet ne vazhdim, ne te gjithe ciklin arsimor parauniversitar. Duke u bazuar ne kurrikulen e re qe do te vihet ne zbatim, nxenesit ne vitin e pare te arsimit te mesem, nuk do te jene te detyruar te zgjedhin midis profilit natyror dhe atij shoqeror, por ne baze te deshires qe ata kane dhe duke vene ne pah prirjet qe ata zoterojne, do t'i zgjedhin vete lendet, te cilat ata mendojne se do t'u vlejne me tej ne jete. Ne kurrikulen me zgjedhje, nxenesi do te mund te zgjedhe lendet profesionale, te cilat do t'i sherbejne atij me pas jo vetem ne zgjedhjen me te mire te deges se arsimit te larte, ku kerkon te vazhdoje, por edhe ne tregun e punes. Ne lendet me zgjedhje, nxenesit dhe sidomos ata te cilet nuk do te kene mundesi te ndjekin studimet e larta, do te marrin njohuri specifike, synimi i te cilave eshte aftesimi i tyre ne tregun e punes. Gjithcka behet me qellim integrimin e arsimit profesional ne Shqiperi.